RTSH 24 Live

Politikë

Presidenti i Austrisë vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet nga Begaj

26/03/2023

Presidenti i Austrisë vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet nga Begaj

Presidenti Federal i Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Presidenti Bajram Begaj, do të presë të hënën (27 mars), presidentin austriak, Alexander Van der Bellen në Presidencë, në një ceremoni shtetërore. Dy presidentët do të mbajnë edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

Axhenda

10:30  -  Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.

11:45 - Deklarata për media e dy Presidentëve duke vijuar më tej me një Konferencë të përbashkët për media.

Gjithashtu, pasdite, në orën 17:00, do të zhvillohet Forumi Ekonomik në Hotel Rogner (Antigonea 2), ku të dy Presidentët do të mbajnë gjithashtu fjalën përkatëse.

/rtsh.al/