RTSH 24 Live

Politikë

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët më të lartë të shtetit dhe partive politike

14/08/2022

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët më të lartë të shtetit dhe partive politike

Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë të hënën dhe të martë (15 dhe 16 gusht). Presidenti Begaj do të takohet me krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës kosovare.

Kjo vizitë e parë e Presidentit Begaj bëhet me ftesë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kosova do të jetë stacioni i parë i vizitave të Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, jashtë vendit pas marrjes së postit.

Axhenda e kreut të shtetit:

E hënë, 15 gusht 2022

10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës.

10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve (para hyrjes kryesore të ndërtesës së presidencës).Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë.

10:15-10:30 Takimi Tête-à-tête mes: Sh. S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës dhe Sh. T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë.

10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Sh. S. Dr. Vjosa Osmani -Sadriu dhe delegacionin.

11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur.

11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve.

12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së  Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca.

13:00-13:10 Takimi Tête-à-tête mes: Sh.T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë mr Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

13:00-13:45 Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Albin Kurti dhe delegacionin.

15:45 Homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e Kurorës.

16:35 – 17:00 Homazhe tek varrezat e Familjes Jashari dhe vendosje e Kurorës.

Vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari.

E martë, 16 gusht 2022

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:

09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.

09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.

10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.

10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.

11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.

12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejne në KFOR (Pejë).

13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.

14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

Bajram Begaj, më 24 korrik të këtij viti u betua në Kuvendin e Shqipërisë si Presidenti i 8-të i Shqipërisë.

/rtsh.al/