RTSH 24 Live

Politikë

Presidenti Begaj takim me ambasadoren Kim: Diskutime mbi krizën energjetike sigurinë dhe reformën në drejtësi

29/09/2022

Presidenti Begaj takim me ambasadoren Kim: Diskutime mbi krizën energjetike sigurinë dhe reformën në drejtësi

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Takimi u zhvillua në Presidencë, ndërsa diskutimet u përqendruan mbi krizën energjetike, sigurinë, reformën në drejtësi dhe sfidat aktuale globale.

Në një postim në Facebook, Begaj shkruan se po ashtu u ndalën edhe të mandati i Këshillit të Sigurimit, ku theksu vullneti për vijmësinë ebashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve për të ardhmen.

"Ditën e sotme pata kënaqësinë të pres në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim. Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj. Përsa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët”, shkruan Begaj.

/rtsh.al/