RTSH 24 Live

Televizion

Preku Eurovisionin, bashkëshorti italian: 3 gjërat që pëlqeva te Hersi

13/05/2023

Preku Eurovisionin, bashkëshorti italian: 3 gjërat që pëlqeva te Hersi

Hersi Matmuja dhe bashkëshorti i saj Jacopo ishin të ftuarit e Ermal Peçi në 'Më prit në fundjavë'. Këngetarja prej disa vitesh ka ndërtuar jetën e saj artistike dhe personale në Itali teksa po shijon edhe rritjen e vajzës së vogël Hana.

Të dy pranuan se ardhja e vajzës ka ndryshuar gjithë jetët e tyre teksa Hersi tregoi se si ajo ka filluar të preferoj ninullat shqiptare apo edhe këngët veriore tradicionale që i këndon.

'I ka shumë qej, nis të belbëzoj sa herë këndoj' - tregoi Hersi duke na rrëfyer se është po ashtu edhe shumë mistrese e rrëmujaxhie.

Presioni për një fëmijë të dytë mesa duket është i pashmangshëm dhe për çiftin. Jaco rrëfeu se është i ati italian që ja përmend më shpesh dhe patjetër familjarët e Hersit.

Teksa jemi në javën e Eurovizionit, Hersi pranoi se sa herë shikon veten emocionohet ndërsa sugjeroi artistët shqiptarë ta shijojnë si eksperiencë dhe të rrinë larg debateve online. 'Eurovizionin shpesh nuk ma kërkojnë as në CV, le ta shijojnë' - tha Matmuja.

Po Jaco si ndihet kur shikoj performancën e Eurovizionit? 'Më pelqen shumë ajo, zëri dhe veshja' - vijoi Jacopo.

Gjatë intervistës në 'Më prit në fundjavë' zbuluam edhe se sa Jaco surprizoj Hersin apo se si në fillimet e lidhjes së tyre kishte befasuar në koncert Hersin.

'Patëm një debat, ishim shkëputur. Unë ika në Francë për një koncert. Futem në sallë, ai kishte ardhur aty. Mbeta, u surprizova' - tregoi Hersi.

/rtsh.al/