RTSH 24 Live

Sociale

Pranimet në Akademinë e Sigurisë, hapen aplikimet pranë drejtorive të Policisë

28/09/2021

Pranimet në Akademinë e Sigurisë, hapen aplikimet pranë drejtorive të Policisë

Hapen aplikimet për pranimin në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, me mesatare mbi 8.

Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit e cila njofton se aplikimet për pranimin në Akademinë e Sigurisë nisin sot dhe përfundojnë më 27 tetor 2021.

“Me qëllim plotësimin e funksioneve të lira organike dhe përzgjedhjen me barazi, paanshmëri dhe transparencë të kandidatëve më të mirë, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës e mosdiskriminimit, hapen aplikimet për pranimin në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, me mesatare mbi notën 8. Aplikimet fillojnë më datë 28.09.2021 dhe përfundojnë më datë 27.10.2021. Aplikimet bëhen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikantët kanë vendbanimin e përhershëm. Kuotat e pranimit në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, janë 50”, thuhet në njoftim.