RTSH 24 Live

Kronika

Posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në lagjet e Tiranës, pranga 40-vjeçarit

22/01/2021

Posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në lagjet e Tiranës, pranga 40-vjeçarit

Policia e Tiranës godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla.
Një 40-vjeçar, i cili shpërndante kokainë në disa zona të kryeqytetit është arrestuar nga policia.  Ai është kapur pas disa javësh hetimesh në operacionin policor të koduar “Lapraka”.
Sipas policisë, këtij shtetasi i janë sekuestruar dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale, automjeti me të cilin autori qarkullonte për të shpërndarë lëndën narkotike dhe katër aparate celular.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.