RTSH 24 Live

Politikë

Porti i Durrësit/ Spaho akuza Ballukut: Mos zbato qorrazi urdhrat! Ministrja: E di mirë se çfarë firmos

24/11/2022

Porti i Durrësit/ Spaho akuza Ballukut: Mos zbato qorrazi urdhrat! Ministrja: E di mirë se çfarë firmos

Porti i Durrësit ka rritur tensionet në Kuvend ku përplasjet mes deputetit Edmond Spaho dhe ministres Belinda Balluku kanë kaluar edhe në përmendje të familjarëve.

Teksa Spaho tha se Balluku nuk duhet të firmos qorrazi kontratat dhe urdhrat e Ramës, i ka kujtuar asaj dhe të shkuarën familjare.

“Një i afërmi juaj ka pas një histori shumë tragjike sepse zbatonte qorrazi porositë e Enverit për të vrarë e prerë. Mos zbato qorrazi porositë e Edit edhe ti edhe ministria e financave”, tha Spaho.

Në përgjigje Balluku tha se është krenare për familjen dhe mbiemrin që mban, ndërsa shtoi se e di shumë mirë se çfarë firmos. Balluku tha si pjesë e grupit negociator për kontratën për projektin e Porti të Durrësit, shteti është 33 % aksioner dhe se vetëm në infrastrukturën në zonë do të investohen 2-fish më shumë se sa është investuar në 31 vite nga shteti në portin aktual të Durrësit.

“Si unë si kolegia ime e njohim shumë mirë kontratën kemi punuar me të dhe dimë se ku firmosim dhe mos na e qani hallin. Ju shikoni dhe qani hallin e qytetarëve se jeni duke penguar me aq sa mundeni me baltë se me gjë tjetër nuk pengoni ju një nga projektet më të rëndësishme në republikën e Shqipërisë. Shteti është 33 % aksioner dhe kjo do të thotë se ka kontroll përmes vetos. Në 31 vite në Portin e Durrësit në total janë investuar 140 milionë euro dhe projekti i marinës injekton në infrastrukturë 274 milionë euro, dyfishin e asaj që ne si shtet kemi arritur të injektojmë në 31 vite. Investitorin Alabar e keni bërë leckë sot, por vjen për të përfituar. Po të ishte bamirës do quhej bamirësi Alabar, por meqë është investitor do të vij për të përfituar përmes investime që kryen. Ky investitor ka krijuar një koncorsium me shtetin shqiptar, ku shteti shqiptar ka 33 %. Të dy kanë për qëllim fitimin se nuk kanë dalë për sevap. Unë di se çfarë firmos dhe si e firmos, meqë e ka fiksim zoti Spaho”, tha Balluku.

/rtsh.al/