RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Porti i Durrësit, sekuestrohen 49 kg kokainë, ishte fshehur në kontejnerin me banane nga Ekuadori

01/04/2021

Porti i Durrësit, sekuestrohen 49 kg kokainë, ishte fshehur në kontejnerin me banane nga Ekuadori

Policia Shqiptare njofoi se në Portin e Durrësit janë sekuestruar 49 kilogramë kokainë. Sasia e drogës u gjet në një kontenier të mbushur me banane, që vinte nga Ekuadori dhe ishte në pronësi të Selim Çekaj. Sipas të dhënave të marra nga dikasteri blu, droga u gjet gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontenierë, ku u bë e mundur që në njërin prej tyre, i cili ishte i ngarkuar me banane dhe ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, të gjendej droga që ishte për llogari të firmës me qendër në Maminas. 
Kokaina ishte e ndarë 31 pako në vendosura në kolonat e jashtme të kontejnerit  të bananeve. 
Selim Çeka nuk ka pranuar që të jetë pronari i saj duke thënë se ai është tregtar frutash dhe duhet ta gjejë policia se kush e ka futur drogën.
Edhe pse Selim Çekaj nuk ka pranuar kokainë në kontejner, ai është arrestuar.  
Arrestimi i tij ka ndodhur gjatë operacionit të Koduar "MERSIN" , që ka mbajtur emrin e portit në Turqi  nga ku është nisur dhe anija me kontejnerët e bananeve ku fshihej kokaina.  
Kjo çështje ka qenë nën vëzhgim nga autoritetet shqiptare prej një muaji.
Selim Çekaj është babai i Arbër Çekaj i dënuar me 14 vite burg po për drogë, e sjellë në të njëjtën skemë me banane nga Ekuadori dhe e kapur në kontejnerët e firmës së tij "Arbën Garden". 
Arbër Çekaj u dënua për 613 kg kokainë të kapur në shkurt 2018.