RTSH 24 Live

Politikë

Porti i Durrësit/ Rama i përgjigjet akuzave për investitorin: Personalitet i ekonomisë botërore! Duhej ta prisnit me lule

24/11/2022

Porti i Durrësit/ Rama i përgjigjet akuzave për investitorin: Personalitet i ekonomisë botërore! Duhej ta prisnit me lule

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me investitorin Muhammed El Alabbar, për ndërtimin e Portit të Durrësit, duke i konsideruar ato “të pabaza”.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë tha se Muhammed El Alabbar është një personalitet i ekonomisë botëror dhe investimi i tij do të japë një kontribut historik në ekonominë e vendit. Sipas Ramës, ky investim “duhej të ishte pritur me lule”.

 “Jeni ortak thonë në një kompani offshore, nuk është Emaari thonë, prandaj na qenka mashtrim. Akuzojnë edhe themeluesin e një kompanie globale i cili është në drejtën e tij të vij dhe të ndërtojë një kompani “Eagle Hill Albania”, Muhammed Alabbari. Akuza për një personalitet të ekonomisë globale i cili duhet të pritej me lule këtu, pa dallime partiake sepse do japë një kontribut historik në ekonominë e vendit dhe do hapë 12 mijë vende pune. Duhet të jesh vetëm me një mendje hajduti, si atyre që e jepnin gjysmën e vendit me 1 euro.  Vetëm një mendje e tillë mund të prodhojë akuza llum i zi. Zilia dhe egoizma janë dy sëmundje të mëdha, të rrezikshme të rracës sonë që burojnë ngaqë nuk kemi jetë politike dhe patriotike, nuk kemi gjykim të shëndoshë për interesat tona”, tha Rama.

/rtsh.al/