Policia ka arritur të zbulojë në Portin e Durësit një konteiner me 200 kg kokainë, njoftojnë burime mediatike ende të pakonfirmuara nga policia. Ka dyshime se sasia mund të jetë më e madhe. Konteineri ka ardhur nga Ekuadori. Hollësi të mëtejshme pritet të mësohen. Kjo është sasi e dytë e madhe e kokainës së kapur brenda pak ditësh.