RTSH 24 Live

Politikë

Porti i Durrësit/ Ahmetaj: Hapen 12 mijë vende pune, përfiton vendi

24/11/2022

Porti i Durrësit/ Ahmetaj: Hapen 12 mijë vende pune, përfiton vendi

Deputeti i PS, Arben Ahmetaj e cilësoi projektin e Portit të Durrësit si një marrëveshje të leverdishme për Shqipërinë, ku përfitimet do të jenë të mëdha.

Ahmetaj tha se falë këtij projekti do të punësohen 12 mijë persona dhe nxis turizmin, ndërsa tha se pjesa e industrializuar e portit do të zhvendoset në Porto Romano.

“Vendimi i parë i qeverisë ishte spostimi i portit për të pasur një port që t’i shërbejë të gjithë territorit ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Bëhet fjalë për logjistikë transporti themelore. Zona e Porto Romanos kthehet në një zonë super industriale. Ne përgatitemi çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Nuk ka të krahasuar si marrëveshje, është transparente dhe përfiton vendi. Pse pak janë 12 mijë vende pune. Çfarë iu duken juve 12 mijë shpirtra, nëna dhe baballarë? Apo nuk u hyjnë në sy 12 mijë? Ky parlament duhet ta duartrokasë këtë projekt. Nuk ju pëlqen investitori? Ky që po bën ndërtimin falas për qytetarët shqiptarë, qenka i mirë të ndërtojë apartamente por jo për të ndërtuar porte”, tha Ahmetaj.

/rtsh.al/