RTSH 24 Live

Rajon

Portet lumore rumune Braila e Galați mbi Danub, do të modernizohen me fondet e BE-së

08/12/2022

Portet lumore rumune Braila e Galați mbi Danub, do të modernizohen me fondet e BE-së

Financimi i BE-së do të mbështesë punimet e modernizimit në portet lumore të Brăila dhe Galați në lumen Danub në Rumani, njofton Romania Insider. Kontratat për financimin përmes Programit Operativ të Infrastrukturës së Madhe u nënshkruan më 7 dhjetor, njoftoi ministri i Transportit Sorin Grindeanu.

Punimet e përmirësimit kanë për qëllim rritjen e kapacitetit ngarkues për mallrat e transportuara dhe zvogëlimin e kohës për ngarkim dhe shkarkim.

Kontrata për portin e Brăila është 126 milionë RON (25.2 milionë euro), ndërsa ajo për Galațin në 136 milionë RON (27.2 milionë euro).

Në Braila, punimet do të mbulojnë modernizimin e infrastrukturës portuale dhe mënyrat e aksesit të brendshëm për të rritur kapacitetin e mallrave. Punimet që duhet të finalizohen deri në fund të vitit të ardhshëm përfshijnë përmirësimet në shtratet 26 dhe 27 për të rritur kapacitetin e mallrave të transportuar në rrugët e brendshme në 260,000 ton në vit (deri në vitin 2030).

Në Galați, punimet synojnë të rrisin volumin e mallrave në afërsisht 48,000 ton në vitin e parë të funksionimit, duke reduktuar kohën e pritjes për ngarkim dhe shkarkim dhe duke rritur sigurinë e operacioneve portuale.

 

( Sipas Romania Insider )