RTSH 24 Live

Kulturë

Pop-artistja 6-vjeçare, ekspozita me 28 piktura të shqiptaro-zvicerianes, Elisabeth Schmalz

29/10/2022

Pop-artistja 6-vjeçare, ekspozita me 28 piktura të shqiptaro-zvicerianes, Elisabeth Schmalz

Quhet Elisabet, por emrin e artit e ka Elisa. Ka krijuar një emër arti pa mbushur as 7 vjeç, sepse ka arritur të krijojë e vetme piktura, duke përdorur teknologjinë, duke transformuar në celular apo kompjuter sipas fantazisë së saj foto, video, duke iu ndryshuar figurat, ngjyrat e duke rikrijuar imazhe edhe tërësisht të reja me stil pop art, që tashmë janë certifikuar si unike, mbajnë autorësinë e saj në PLATFORMëN NFT, ku vërtetohet origjinaliteti i veprës e ku tregtohen.

Edhe pse vogëlushja shqiptaro-zvicerane jeton në Zvicër, mbesa e këngëtares së mirënjohur Ema Qazimi dhe studiuesit, Ramazan Bogdani, 28 piktura e saj janë shfaqur për herë të parë në ekspozitën Elisa Art Expo në Galerinë e Artit të Tiranës, në prani të shumë familjarëve të saj nga Bogdanët e Tiranës.

“Faleminderit shumë për pritjen në Shqipëri, një vend që më ka dhënë shumë lumturi. Kjo ekspozitë në vendin e saj të origjinës është një nderim për gjyshin, gjyshen, nënë e saj pianiste, një familje artistësh që me Elizën vijon të jetë e tillë në një formë tjetër”, babai i saj.

/rtsh/