Gjatë një konference për shtyp me presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministri polak Donald Tusk adresoi spekulimet rreth një misioni të mundshëm paqeruajtës në Ukrainë, duke theksuar se aktualisht nuk janë planifikuar veprime të tilla.
Ndërsa, Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për bashkëpunim të ngushtë midis Evropës dhe SHBA në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë me kushte të pranueshme nga Kievi.
“Ne duhet të punojmë shumë ngushtë me amerikanët dhe, natyrisht, me Ukrainën për të gjetur një mënyrë që merr parasysh interesat e Ukrainës, sovranitetin e saj, si dhe interesat e evropianëve dhe sigurinë e tyre”, tha Macroni.
Ai foli në mbështetje të “një paqe të negociuar nga ukrainasit dhe që u ofron atyre siguri e qëndrueshme”.
Macroni vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e koordinimit midis vendeve evropiane në formulimin e garancive të sigurisë për Ukrainën pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu përgjigj më 9 dhjetor sugjerimit të Macron për vendosjen e paqeruajtësve të huaj, duke thënë se Ukraina "mund ta shqyrtojë" propozimin, por vetëm pasi të sigurojë një afat kohor të qartë për anëtarësimin në NATO.
Franca dhe Britania e Madhe po përgatisin plane për një koalicion të vullnetarëve që do të monitoronte ushtarakisht një armëpushim të mundshëm në Ukrainë.

/rtsh.al/