RTSH 24 Live

Kosova

Policia: Vrasja e afro-amerikanit në Mineapolis, aksidentale. Reagon Biden

13/04/2021

Policia: Vrasja e afro-amerikanit në Mineapolis, aksidentale. Reagon Biden

Dhjetëra protestues janë arrestuar, pasi dolën në rrugë pranë Minneapolis pas vrasjes së një afro-amerikani 20-vjeçar nga një oficer policie. Policia gjithashtu përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Vrasja nga policia e 20 vjeçarit afro-amerikan në Mineapolis, duket se ishte një aksident që ndodhi sepse një police përdori armën e zjarrit në vend të pajisjes me elektroshok gjatë një përleshjeje, tha të hënën shefi i policisë së qytetit.

“Bazuar në atë që pashë, në reagimin dhe shqetësimin e shprehur menjëherë nga oficerët, ishte një e shtënë aksidentale që rezultoi në vdekjen tragjike të zotit Ëright”, tha shefi i Policisë së Qendrës Brooklyn, Tim Gannon.

Të shtënat e së dielës çuan në vdekjen e afro-amerikanit Daunte Wright gjatë një kontrolli makine në Qendrën Bruklin të Minesotës, jo shumë larg nga vendi ku po zhvillohej gjyqi për ish-policin e bardhë Derek Chauvin, i akuzuar për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd.

Presidenti i SHBA Joe Biden bëri thirrje të hënën që protestat në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit afro-amerikan në Minesota të jenë paqësore. Ai shtoi se lidhur me incidentin është i nevojshëm një “hetim i plotë”.

“Ne kemi nevojë për të rivendosur besimin dhe për të siguruar llogaridhënie në mënyrë që askush të mos jetë mbi ligjin. Është vërtet tragjike kjo që ndodhi, por unë mendoj se duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të tregojë hetimi”, tha Biden.