RTSH 24 Live

Rajon

Policia serbe kap 50 kg marijuanë në një makinë me logon e OSBE, Beogradi: U nis nga Shqipëria, kaloi në Kosovë

17/09/2022

Policia serbe kap 50 kg marijuanë në një makinë me logon e OSBE, Beogradi: U nis nga Shqipëria, kaloi në Kosovë

Autoritete serbe kanë deklaruar se kanë kapur 50 kg marijuanë, që po transportohej me një automjet që i ishin vendosur logot e “OSBE”. Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë përmes një komunikate për media, shkruan se lënda narkotike u kap në një aksion ku u shkatërrua një rrjet i kontrabandës që niste nga Shqipëria kalonte nëpër Kosovë dhe përfundonte në Serbi.

Nga ky aksion kanë mbetur të arrestuar katër persona, S.M, I.Z, A.D.dhe G.K.

Ministria e Brendshme e Serbisë bën me dije tre të arrestuarit e fundit e kishin dërguar sasinë e drogës nga Kosova në Serbi me një makinë e cila ishte e shënuar me shenjën e misionit të “OSBE”-së, për t’i shpëtuar autoriteteve.

 Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do t’i dorëzohen Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd.

/rtsh.al/