RTSH 24 Live

Sociale

Policia rrugore shton kontrollet për respektimin e masave

20/02/2021

Policia rrugore shton kontrollet për respektimin e masave

Ndërsa rastet e personave të prekur me covid19 po shtohen në qytetin e Gjirokastrës, policia rrugore ka shtuar kontrollet e ushtruar në automjete për verifikimin e mbajties së maskave dhe respektimin e të gjithë protokolleve të sigurisë të kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, për mospërhapjen e këtij virusi.

Sipas specialistit Artan Tarka, gjatë kësaj kohe qytetarët po tregohen më të ndërgjegjshëm për respektimin e masave. Por për rastet e konstatuara policia ka vendosur masa administrative. 

“Jo vetëm nga qarkullimi rrugor, por nga të gjithë shërbimet e policisë, vazhdojnë kontrollet në terren në drejtim të vendosjes së maskave sidomos në mjet por edhe kur konstatohen në rrugë. Edhe shërbimet  e tjerë vazhdojnë kontrollet dhe marrin masa për zbatimin e aktit normativ të qeverisë  për parandalimin e shkeljeve që kushtëzon pandemia. Në përgjithësi, nuk para ka shkelje pasi qytetarët janë më të ndërgjegjësuar dhe para se të dalin nga shtëpia, marrin masa por për ata raste që janë konstatuar,  janë marrë masat e duhura”, shprehet specialisti Artan Tarka.

Në Gjirokastër policia rrugore nga kontrollet e ushtruar nëpër automjete që nga fillimi i vitit dhe deri tani ka vendosur 100 masa administrative.