RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Policia ndalon 7 persona për trafik të paligjshëm emigrantësh

18/03/2021

Policia ndalon 7 persona për trafik të paligjshëm emigrantësh

Policia e Korçës ka ndaluar persona nën akuzën e ndihmës së kalimit të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit. Ata u ndaluan duke transportuar 25 emigrantë të paligjshëm. "Në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas, 1 u procedua në gjendje të lirë, ndërsa 1 tjetër u shpall në kërkim"  njofton policia. Ata u kapën tek “Ura e Drithasit” në Maliq, brenda një mjeti furgon tip “Benz”. Sipas policisë të ndaluarit janë nga 23 në 44 vjeç. Ajo nuk jep hollësi rreth emigrantëve të paligjshë. Dyshohet se ata vijnë vendet e lindjes së mesme dhe synojnë të mbërrijnë në vendet europiane.