RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Policia gjen arsenal armësh të ish artistikja "Migjeni"

10/04/2021

Policia gjen arsenal armësh të ish artistikja "Migjeni"

Policia Shqiptare njoftoi se një arsenal mjaft i madh armësh është gjetur i fshehur në ish ndërmarrjen artistike “Migjeni” në rrugën “Xhanfize Keko”. Mëngjesin e ditës së sotme, nga ana e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është realizuar kontrolli i këtyre ambienteve, në rrugën Xhanfize Keko, ish-ndërmarrja artistike “Migjeni”, pranë ish-oxhakut të kësaj ndërrrmarrje, në një ambient të izoluar plotësisht me mur. Policia gjyqësore, pasi ka realizuar rrëzimin e murit, ka zbuluar depon e fshehur, ku janë gjetur një arsenal mjaft i madh, armesh të llojeve të ndryshme, kalibrave të ndryshëm, municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi, etj. Nga ana e policisë gjyqësore është duke vazhduar dokumentimi me hollësi, i kësaj veprimtarie.