RTSH 24 Live

Kronika

Policia e Shtetit në një javë: Qindra të arrestuar dhe të proceduar penalisht! Pezullohen 445 leje drejtimi

14/08/2022

Policia e Shtetit në një javë: Qindra të arrestuar dhe të proceduar penalisht! Pezullohen 445 leje drejtimi

Policia e Shtetit ka publikuar operacionet e finalizuara gjatë kësaj jave, prej të cilave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 488 shtetas, nga këta: 109 janë arrestuar, 338 janë proceduar penalisht dhe 41 janë shpallur në kërkim.

U finalizua megaoperacioni policor ndërkombëtar i koduar “SYRI”, i cili rezultoi me sekuestrimin e rreth 1 ton marijuanë, 3 skafeve dhe 2 automjeteve.

Janë bllokuar 8 mjete lundruese, për shkak se drejtuesit e tyre nuk respektuan zonën e përcaktuar për mjetet lundruese ose kanë patur mangësi në dokumentacion.

Janë zhvilluar 18 operacione policore të koduara: "Last game", "Escape", "Grab", "Savona", "Trade", "Valuta", "Bribery", "Speed", "Syri", "Kanina", "Semani", "Lejçani", “Horizonti”, “Intensive”, "Perimetri 188", "Remote 2", "Perimetri 189" dhe “Gjobardhaj”.

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 445 leje drejtimi, nga të cilat: 350 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 61 për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 34 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë goditur 9 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 51 raste të dhunës në familje.

Janë evidentuar dhe goditur 19 raste të krimeve mjedisore dhe 7 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 37 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 28 raste.

Janë evidentuar dhe goditur 14 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht autorët e dyshuar.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet, deri në përfundim të sezonit, rritjes së sigurisë në plazhe dhe në zonat turistike, duke ushtuar kontrolle intensive përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat e tjera turistike.

/rtsh.al/