RTSH 24 Live

Aktualitet

Policia e Himarës shpëton një shtetase australiane, u aksidentua në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit”

14/08/2022

Policia e Himarës shpëton një shtetase australiane, u aksidentua në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit”

Policia e Himarës ka mundur të shpëtojë sot një shtetase australiane, e cila ishte dëmtuar aksidentalisht në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit”. Ka qenë vetë shtetasja australiane, ajo e cila, pas aksidentit në plazhin ku ishte duke pushuar, ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Himarë kanë bërë të mundur dhënien e parë të ndihmës mjekësore, si dhe transportin e shtetases australiane K. S., 22 vjeçe, në Portin e Himarës, si dhe më pas me autoambulancë për në spitalin e Himarës. 22-vjeçarja aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.

/rtsh.al/