RTSH 24 Live

Kronika

Policë të përfshirë në kultivimin e kanabisit, SPAK lëshon 20 urdhër-arreste për grupin kriminal në Lezhë

20/10/2021

Policë të përfshirë në kultivimin e kanabisit, SPAK lëshon 20 urdhër-arreste për grupin kriminal në Lezhë

Prej orëve të para të mëngjesit, në zonën e Lezhës, Policia e Shtetit me forca të shumta edhe të FNSH po ekzekuton urdhër-arrestet për 20 persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal në prodhimin dhe shpërndarjen e lendëve narkotike. Arrestet u lëshuan nga Gjykata e Posaçme pas kërkesës së SPAK. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë detaje nga operacioni, por në një njoftim të shkurtër për shtyp konfirmoi aksionin. Burime të policisë konfirmojnë se deri më tani janë vënë në pranga 12 persona nga 20 që janë në kërkim.  Ndër të arrestuarit janë edhe pesë efektivë policie të përfshirë në kultivimin e trafikun e kanabisit. Kjo është edhe arsyeja se pse hetimi po ndiqet nga SPAK dhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme. Gjithahstu gjatë kontrolleve që janë ushtruar janë gjetur armë, municione dhe lëndë narkotike.