RTSH 24 Live

Art

Pogradeci vjen në celuloid, ekspozohen 70 fotografi

01/12/2020

Pogradeci vjen në celuloid, ekspozohen 70 fotografi
ekspozita Pogradec

Ekspozita “Pogradeci në celuloid” nëpërmjet 70 fotografive rrëfen momentet kyçe të qytetit liqenor, në dy periudhe të rëndësishme: luftës së parë dhe luftës së dytë botërore. Si ishte dhe sa ka ndryshuar? Për të gjithë ata që duan ta zbulojnë ky koleksion i pasur shpalos të vjetrën.

Objektivi i fotografëve të huaj, antropologëve, misionarëve apo studiuesve si Josef Szekely, Giuseppe Massan, Hygo Berantzik në fakt kanë regjistruar jo vetëm personazhe apo momente të jetës së përditshme.

E veçanta e kësaj ekspozite janë 20 fotografi të cilat nuk janë ekspozuara më parë. ato kanë autorësinë e fotografit të njohur korçar Kristaq Sotiri. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 27 dhjetor 2020.