RTSH 24 Live

Sociale

Pogradeci gati për sezonin veror

26/05/2023

Pogradeci gati për sezonin veror

10 Qershori është përcaktuar si çelja e sezonit veror në Pogradec. Përgatitjet këtë vit kanë nisur shumë herët dhe pritshmëritë për një sezon edhe më të mbarë janë të larta, pasi vitet e fundit Pogradeci ka tërhequr një numër të konsiderueshëm turistësh vendas e të huaj.

Oksana Merruko, menaxhere hoteli thotë se prenotimet këtë vit kanë nisur më herët se vitet e shkuara, ato vijnë nga Kosova, Gjermania, Italia deri edhe nga Kanadaja.

Një nga elementët më tërheqës të turistëve në Pogradec krahas natyrës dhe liqenit është edhe gatimi. Fatjon Likollari prej 1 viti ka hapur një restorant në të cilin, i është përshtatur turizmit gjithëvjetor, edhe me menunë që ofron për çdo stinë.

Aktivitetet artistiko-kulturore, sportive por edhe shtrirja e turizmit nëpërmjet hartave dhe guidave edhe në zonat malore, janë format që bashkia e qytetit do të përdorë për të zgjatur ditët e turistëve në Pogradec.

Ndërkohë për këtë vit janë parashikuar edhe organizimi i eventeve ndërkombëtare me motora, maratonë vrapi, filmi ballkanik, aktivitete këto, që pritet t’i sjellin qytetit turistë nga mbi 25 vende të botës.

/RTSH/