RTSH 24 Live

Aktualitet

Pogradec, nisin trajnimet me psikologët e punonjësit socialë

24/02/2021

Pogradec,  nisin trajnimet me psikologët e punonjësit socialë

Fondacioni Qendra Europiane në bashkëpunim me UNICEF ALBANIA dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë kanë nisur serinë e Trajnimit të Trajnerëve me psikologët dhe punonjësit socialë në 12 qarqet e vendit, lidhur me ndërgjegjësimin dhe rritjen e kapaciteteve të tyre mbi parimet e të drejtave të njeriut dhe diskriminimit mbi baza gjinore. Programi mbështet mbi këto shtylla kryesore: Trajnimin e Trajnereve me psikologët dhe punonjësit socialë në sistemin arsimor parauniversitar mbi edukimin gjinor, trajnimi i anëtarëve të Qeverisë së nxënësve mbi edukimin gjinor, të cilët do e transmetojnë më pas dijet tek nxënësit e tjerë, si dhe rishikimi i kurrikulave duke i parë në lenten e barazisë gjinore dhe tē drejtave të njeriut:

Kjo nismë mbështetet nga UNICEF Albania, nëpërmjet financimit të qeverisë së Holandës.