RTSH 24 Live

Aktualitet

Pogradec, homazhe në ndër të policit të vrarë Lulëzim Sulollari

24/02/2021

Pogradec, homazhe në ndër të policit të vrarë Lulëzim Sulollari

Drejtoria e Policisë Qarku Korçë dhe reparti i Reneas zhvilluan homazhe në nder të efektivit të reneas Lulëzim Sulollari nga fshati Lin i Pogradecit i cili ka humbur jetën 30 vjet më parë në trazirat e vitit 90" në kohën kur po ndërroheshin sistemet politike. Ditën e sotme efektivë të policisë dhe Reneas bashkë me kryetarin e Bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli nderuan efektivin duke vendosur kurora me lule në varrin e tij.

Në kujtim të efektivit të Reneas edhe rruga pranë Komisariatit të Pogradecit ka marrë emrin Lulëzim Sulollari.