RTSH 24 Live

Kronika

Pogradec, 63-vjeçari vret me thikë bashkëfshatarin

07/09/2022

Pogradec, 63-vjeçari vret me thikë bashkëfshatarin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gështenjas të Pogradecit pasditen e kësaj të mërkure, ku një 65-vjeçar është goditur për vdekje me thikë.

Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 17:50, ku 65-vjeçari S. H., u godit me thikë nga bashkëfshatari i tij, F. M., 63 vjeç, i cili u largua menjëherë pas ngjarjes. 65-vjeçari u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/