RTSH 24 Live

Kuriozitete

Po rinovonin kuzhinën, çifti zbulon afreske unike 400-vjeçare

22/03/2023

Po rinovonin kuzhinën, çifti zbulon afreske unike 400-vjeçare

Një zbulim të madh solli në dritë një rinovim i thjeshtë kuzhine në një apartament në qytetin e York-ut, në Anglinë veriore, ku u zbuluan afreske unike 400-vjeçare.

29-vjeçari Luke Budworth, partnerja e tij 26-vjeçare, Hazel Mooney, në dhjetor 2022 ishin larguar përkohësisht nga studioja ku po qëndronin derisa të përfundonin puna e rinovimit .

Në një moment, Budworth mori një telefonatë të papritur nga kontraktorët, ku iu tha "a e dini se ka një pikturë prapa?"

Në kohën kur Budworth arriti në shtëpi për të parë vetë saktësisht se çfarë gjetën në kuzhinë, punëtorët e kishin mbuluar tashmë gjetjen. Dëshmia e vetme e asaj, ishte një foto e paqartë e bërë nga punëtorët. Edhe pse i zhgënjyer, Budworth, i cili është një analist i të dhënave në Universitetin e Leeds, mendoi se diçka e ngjashme mund të fshihej në dhomën e ndenjes së banesës. Dyshimi i tij doli i saktë.

Qyteti i vjetër i Jorkut është i rrethuar nga një mur antik dhe apartamenti i Budworth, të cilin ai e bleu në tetor 2020, ndodhet në një nga rrugët kryesore të qytetit, në rrugën Micklegate. Apartamenti, i cili ndodhet mbi një kafene dhe librari, është pjesë e një ndërtese gjeorgjiane që daton në vitin 1747 .

"Ne menduam se ndoshta ishte letër-muri viktoriane, por ishte shumë më e vjetër nga sa mendoja në fillim," tha Budworth.

Afresket e zbuluara përshkruajnë një skenë biblike në të cilën një engjëll tërheq një burrë, i cili është në një kafaz. Vizatimi tregon gjithashtu një burrë në një karrocë të bardhë, i cili, sipas Budworth, "duket se po shkon në mbretërinë e qiejve"./ CNN.gr

/rtsh.al/