RTSH 24 Live

Botë

Po organizonte arratisjen e bashkëshortit, arrestohet gruaja e “El Chapo”

23/02/2021

Po organizonte arratisjen e bashkëshortit, arrestohet gruaja e “El Chapo”

Gruaja e narkotrafikantit të njohur meksikan, Joaquin “El Chapo” Guzman, është arrestuar në aeroportin e Uashingtonit nën akuzën se është e përfshirë në trafikun e drogës dhe se po organizonte arratisjen e bashkëshortit të saj nga burgu.

31-vjeçarja Emma Coronel Aispuro, me shtetësi meksikane dhe amerikane duhet të përballet tashmë me një gjykatës federal. Ajo gjithashtu dyshohet dhe si organizatorja e arratisjes së parë të El Chapos nga burgu në vitin 2015.

Bashkëshorti i saj, themelues i kartelit të Sinaloa është duke vuajtur një dënim të përjetshëm në një burg të sigurisë maksimale në Shtetet e Bashkuara./A2