RTSH 24 Live

Kronika

Po ktheheshin nga Greqia, makina me 4 anetarë bie në kanal, plagoset rëndë shoferi

11/07/2021

Po ktheheshin nga Greqia, makina me 4 anetarë bie në kanal, plagoset rëndë shoferi

Drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin e për pasojë makina ka dalë nga rruga në fshatin Buzmadh duke përfunduar në kanal. Nuk raportohet për viktima, por vetëm për të plagosur.
Mësohet se drejtuesi i mjetit është shtetasi M.H. 46 vjeç, banues në Patos,i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Në makinën e aksidentuar udhëtonte një familje me katër anëtarë, një çift bashkëshortësh dhe dy djem që ishin nisur nga Greqia në drejtim të Fierit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë fakti që drejtuesi i mjetit “Honday” ka qenë i përgjumur në timon.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.