RTSH 24 Live

Sociale

Plazhi i Durrësit destinacion kryesor, mbipopullohet me pushues nga Kosova dhe Maqedonia

10/08/2022

Plazhi i Durrësit destinacion kryesor, mbipopullohet me pushues nga Kosova dhe Maqedonia

Plazhi i Durrësit vazhdon të jetë destinacioni kryesor për pushuesit që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Këtë vit duket se janë shtuar edhe shumë pushues nga vende të tjera, kryesisht nga Evropa Lindore. E gjithë vija bregdetare është mbipopulluar, duke premtuar një sezon të mbarë.

Pushuesit shprehen se janë të kënaqur me kushtet dhe qetësinë që gjejnë në këtë bregdet.

Pothuajse me këto fluks pritet që të jetë i gjithë muaji gusht, i cili shënon edhe pikun e sezonit turistik në qytetin e Durrësit.

/rtsh/