RTSH 24 Live

Aktualitet

Platforma “Gati për Shqipërinë”, Rama: “Një segment i administratës për nëpunës publik dixhital”

12/06/2021

Platforma “Gati për Shqipërinë”, Rama: “Një segment i administratës për nëpunës publik dixhital”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një tjetër bashkëbisedim me të rinj dhe jo vetëm që kanë aplikuar në programin “Gati për Shqipërinë”. 
Të rinjtë i shpalosën kryeministrit idetë dhe eksperiencat e tyre jashtë vendit ndërsa u vetëofruan për tu bërë pjesë e administratës shqiptare në sektorë të ndryshëm. 
Kreu i qeverisë u shpreh i kënaqur dhe i frymëzuar nga ky sesion i dytë bashkëbisedimesh online, ku tha se po mendohet hapja e një segmenti të administratës për nëpunës publik dixhital, që punojnë nga shtëpia.“Ne jemi duke menduar për një reformë e cila të na japë mundësi që ata që duan të kontribuojnë në mënyrë sistematike, jo thjeshtë për një projekt, por nuk duan të vijën në Shqipëri, të hapim një segment të administratës sonë të lartë për nëpunës publik dixhital, që punojnë nga shtëpia”, tha Rama.
Platforma "Gati për Shqipërinë" u lançua nga kreu i qeverisë disa javë më parë dhe iu vu  në dispozicion të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri. 
Përmes kësaj platforme ata mund të kontaktojnë direkt me kryeministrin apo me anëtarë të tjerë të kabinetit të tij për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtpërdrejtë në punët e qeverisë.
Gjithashtu platforma është e hapur për të gjithë ata që kanë ide e projekte apo që janë të gatshëm që të përfshihen drejtpërdrejt në punët e Mandatit të Tretë të qeverisë Rama.
Kryeministri Rama, siç është shprehur, kërkon që në këtë mandat të tretë qeverisës, të përfshijë sa më shumë qytetarë që kanë ide e projekte që i shërbejnë vendit dhe të ardhmes