RTSH 24 Live

Politikë

Plani për një shtet Bektashi, Shehi: Sajesa për të bërë zhurmë ndërkombëtare

2 orë para

Plani për një shtet Bektashi, Shehi: Sajesa për të bërë zhurmë ndërkombëtare

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, është shprehur kundër planit për krijimin e një shteti Bektashi brenda territorit të vendit. Në një konferencë për mediat, Sheshi e konsideroi këtë plan si një “sajesë për të bërë zhurmë ndërkombëtare”. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se do të mbushë jetën politike jashtë vendit me zhurma.

Të fusim faktorë që është qeveria që vë notat se kush ka marrë 5 e kush 9 midis komunitete fetare, ky është një gjykim i panevojshëm. Sa herë që  përmendet kjo temë, i kujton shqiptarëve të komunitetit mysliman disa tema që nuk i kanë ditur. Ça po i kujtojnë që disa janë suni, disa shiitë? Këto janë sajesa për të bërë zhurmë ndërkombëtare. Ky njeri është një personazh që do ta mbushë atë jetën politike jashtë Shqipërisë me zhurma, sikur merret me tema të mëdha ndërkombëtare. Të merret me hallet e Shqipërisë, ç’punë ka ky se ku do vendosen tyrbet?”, u shpreh ai.

Sipas Shehit, komuniteti Bektashi gëzon të gjitha të drejtat e veta, ndërsa fakti që kryegjyshata është në Shqipëri, për kreun e LZHK-së, është privilegj për këtë komunitet. Ai theksoi se laiciteti është ajo që bashkon shqiptarët dhe se mëshimi i temave fetare sjellë përçarje.

Komuniteti Bektashi janë aty të qetë të lumtur, i kanë të gjitha të drejtat e veta dhe janë të vetmit më të privilegjuar se kanë këtu kryegjyshatën e vet. Nga një rastësi historike janë më fatlumë se të tjerët. Shqipëria ka një fe të vetën të përbashkët që është laiciteti, kjo na bashkon ne. Kush i mëshon temave fetare do ta copëtojë Shqipërinë. Është temë e panevojshëm dhe mënyra si propozohet është e palogjikshme”, tha Shehi.

Idenë për një Shtet Sovran Bektashi, Rama e hodhi fillimisht në një intervistë për gazetën amerikane New York Times, por ende nuk janë publikuar më shumë detaje si synohet të realizohet ky plan.

/rtsh.al/