RTSH 24 Live

Kosova

Plani evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, SHBA mirëpret vendimin e Kosovës

07/02/2023

Plani evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, SHBA mirëpret vendimin e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka deklaruar se SHBA-të mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parim Propozimin e BE-së dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë”, shkruan ambasadori amerikan.

Ndërkaq, pas takimit të së hënës në Prishtinë me Lajccakun, Kurti bëri të ditur se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, shkroi Kurti.

/rtsh.al/