RTSH 24 Live

Kronika

Plagosi të dashurën në Vlorë, mbetet në burg autori

28/09/2021

Plagosi të dashurën në Vlorë,  mbetet në burg autori

30 vjeçari Fadil Nikaj, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë do vijojë të qëndrojë në burg. Gjykatësi i Vlorës Enkel Peza ka pranuar kërkesën e paraqitur nga prokurori Klodian Llahja dhe ka lënë në burg Nikajn. Gjatë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë, autori i plagosjes së 20 vjeçares, Kostandina Zanaj ka shfaqur pendesë dhe u ka kërkuar ndjesë prindërve të saj. Ngjarja që çoi në pranga 30 vjeçarin nga Shkodra ndodhi të shtunën në mesditë në qytetin e Vlorës pas një konflikti me motive të dobëta. Gjatë arrestimit Nikajt i është gjetur arma e krimit si dhe 2 granata dore.