RTSH 24 Live

Aktualitet

Plagosi inspektorin e IMT-së, Veliaj kërkon dënim maksimal për autorin

12/08/2022

Plagosi inspektorin e IMT-së, Veliaj kërkon dënim maksimal për autorin

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas plagosjes së inspektorit të IMT-së Ilirjan Gavelli, të premtën, duke kërkuar dënim maksimal për autorin. Veliaj kërkoi prej institucioneve të drejtësisë dënimin maksimal ndaj autorit, pasi ai ka edhe precedentë të mëparshëm kriminalë.

“Shërim të shpejtë Ilirianit tonë të IMT pas plagosjes në krye të detyrës për infrastrukturën nga një person me precedent penal, tashmë në pranga! I kërkoj organeve të drejtësisë rreptësi maksimale për kriminelin që ngre dorë për shkak të detyrës ndaj punonjësve të shtetit! Prej 7 vitesh Bashkia e Tiranës nuk është tërhequr nga ASNJË projekt publik - as nga presidentët e lojtur, as nga rrugaçët më famëkeq të vendit! Ta harrojnë se e ndalin dot zhvillimin e qytetit si kriminelët ordinerë, ashtu dhe ordinerët e politikës që frymezojnë dhunën! Jam më i bindur se kurrë se shumica morale dhe e ndershme e qytetit - që as zapton e as dhunon -  e do progresin dhe refuzon t'i nënshtrohet dhunës së rrugës e asaj politike! Ndaj dhe jam më i vendosur se kurrë t'i coj gjer në fund punët për një Tiranë që nuk ndalet!”, shtoi Veliaj.