RTSH 24 Live

Kronika

Plagoset studentja në Vlorë, 30 vjeçari nga Shkodra qëlloi me pistoletë, me vete kishte granatë

25/09/2021

Plagoset studentja në Vlorë, 30 vjeçari nga Shkodra qëlloi me pistoletë, me vete kishte granatë

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur qytetin e Vlorës mesditën e kësaj të shtune ku një vajzë ka mbetur e plagosur. Autori mësohet të jetë një i ri nga Shkodra i cili pasi ka debatuar me studentet nga Berati me inicialet K.Z e ka dhunuar dhe më pas ka qëlluar në këmbë 23 vjecaren. Vajza ka përfunduar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 
Ndërkohë autori i identifikuar si Fadil Nikaj është arrestuar brenda pak minutave. Drejtori i Policisë Vlorë Bledar Celiku tha për mediat se forcat e policisë ndodheshin afër vendit të ngjarjes dhe bënë të mundur arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e armës.
Ndërkohë autori ka pasur edhe një granatë të cilën e ka hedhur por fatmirësisht nuk ka plasur. Autoritetet pritet të marrin në pyetje 30 vjecarin ku do të hidhet dritë mbi rrethanat e ngjarjes.