RTSH 24 Live

Aktualitet

Plagoset në krye të detyrës punonjësi i IMT-së, policia e Tiranës prangos autorin

12/08/2022

Plagoset në krye të detyrës punonjësi i IMT-së, policia e Tiranës prangos autorin

Plagoset në krye të detyrës punonjësi i IMT-së, policia e Tiranës prangos autorin. Një 50-vjeçar, inspektor i IMT-së raportohet se është plagosur me armë zjarri në kryeqytet pasditen e sotme. I plagosuri është dërguar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.

50-vjeçari mësohet se është plagosur në bark. Plagosja ndodhi sapo kishte përfunduar zbatimin e një vendimi. Autori i ngjarjes është arrestuar nga uniformat blu. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, në Tiranë.

“Rreth ores 17:30, në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, një shtetas ka plagosur me armë zjarri në bark, një punonjës I.M.T-së, rreth 50 vjeç qe sapo kish përfunduar zbatimin e një vendimi, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet në sallë nën kujdesin e mjekëve. Autori u kap nga shërbimet”,- bën të ditur policia e Tiranës.

/rtsh.al/