RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Plagoset me thikë mes sheshit “Skënderbej” 29-vjeçari! Përfundon në spital, jashtë rrezikut për jetën

27/01/2023

Plagoset me thikë mes sheshit “Skënderbej” 29-vjeçari! Përfundon në spital, jashtë rrezikut për jetën

Një 29-vjeçar është plagosur me thikë në mes të sheshit “Skënderbej” në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas informacionit paraprak të policisë, një shtetas i cili mbetet ende i paidentifikuar ka goditur me thikë 29-vjeçarin me iniciale O.D.

Ky i fundit ka përfunduar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.01.2023, rreth orës 02:10, te sheshi "Skënderbej", një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin O. D., 29 vjeç.

Si pasojë 29-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorit.