RTSH 24 Live

Kosovë

Plagosen 5 policë në Zveçan, Albin Kurti: Do përgjigjem nga Prishtina

26/05/2023

Plagosen 5 policë në Zveçan, Albin Kurti: Do përgjigjem nga Prishtina

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pasi ka vizituar Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri nuk ka dashur të komentojë zhvillimet në veri të vendit.

Kreu i qeverisë së Kosovës ka folur shkur për RTK-në, duke theksuar se për këtë çështje do të përgjigjet në Prishtinë.

Nuk dihet nëse pritet ndonjë konferencë për medie në Prishtinë, por megjithatë kjo ishte deklarata për situatën aktuale në veri.

Ndërkaq, 5 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë plagosur. Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës.

Sipas policisë së Kosovës, njësitet policore janë në terren me qëllim menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara nga ana e protestave të qytetarëve , të cilët pengonin organet e rendit dhe zyrtarët shtetërorë në ushtrimin e së drejtës së tyre legjitime.

Policia duke sqaruar lidhur me situatën e krijuar në Zveçan bëri të ditur se protestuesit atje pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/