RTSH 24 Live

Kuriozitete

Pjesët e trupit që janë të padobishme për njerëzit

27/01/2023

Pjesët e trupit që janë të padobishme për njerëzit

Disa pjesë të trupit të njeriut nuk shërbejnë për asnjë qëllim, pavarësisht se dikur kanë pasur një funksion specifik. Apendiksi (apandesiti), nuk është një pjesë thelbësore e trupit. Në disa raste, apendiksi inflamohet ose këputet, gjë që kërkon heqjen kirurgjikale të organit.

Disa pjesë të tjera të trupit kanë qenë të rëndësishme për mbijetesën e njerëzve, por që atëherë ato janë bërë të padobishme. Disa prej tyre mund të hiqen dhe mungesa e tyre nuk ul cilësinë e jetës së njerëzve.

Apendiksi mund të jetë organi i padobishëm më i njohur.

Dhëmballët e pjekurisë.

Muskuli palmaris longus shkon nga kyçi i dorës deri në bërryl. Rreth 10% e njerëzve nuk e kanë atë.

Muskujt e veshit kontrollojnë pjesën e dukshme të veshit, por njerëzit kanë humbur aftësinë për t'i përdorur ato. Gjitarët e tjerë i përdorin këta muskuj për të zbuluar gjahun dhe grabitqarët.

Muskuli piramidal, i cili ndodhet në pjesën e poshtme të barkut, ka formën e një trekëndëshi. Njerëzit kanë nga zero deri në dy nga këta muskuj, por ata nuk na ndihmojnë.

Plica semilunaris, ose qepalla e tretë, është një palosje indi që gjendet në këndin e brendshëm të syrit. I ngjan membranave që disa kafshë përdorin për të mbrojtur sytë.

/rtsh.al/