RTSH 24 Live

Politikë

Pjesëmarrja në votim në Parlament: Berisha asnjë votim, Basha shumë pak, Rama mbi mesataren

27/01/2022

Pjesëmarrja në votim në Parlament: Berisha asnjë votim, Basha shumë pak, Rama mbi mesataren

Një studim i fundit tregoi rolin që kanë kryetarët e partive politike gjatë votimeve në Kuvend.

Raporti i Institutit të Studimeve Politike që ka monitoruar punën e deputetëve gjatë 4 muajve të fundit verën se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë shumë pak në votimin e akteve të ndryshme parlamentare me 17%, ndërsa kundërshtari i tij, kryeministri Edi Rama nuk ka marrë pjesë në të gjitha votimet e dokumenteve parlamentare, duke u kuotuar me 59%.

Raporti përshkruan se kryeministri Rama ka pasur kuota të larta mospjesëmarrjeje edhe në legjislaturën e kaluar, kryesisht për shkak të mungesës së presionit dhe nevojës për të qenë i pranishëm në Kuvend, pasi numrat e shumicës së tij parlamentare ishin të sigurta.

Tabela tregon se kryetaret më të rregullt të partive që kanë votuar shumicën e akteve janë Vangjel Dule dhe Shpëtim Idrizi me 70%.

Pas tyre renditen Edi Rama, Monika Kryemadhi, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Fatmir Mediu.

Por raporti zbulon një të dhënë mjaft interesante kur tregon se deputeti Sali Berisha nuk ka marrë pjesë në asnjë votim të asnjë akti në Kuvend gjatë 4 muajve të fundit, periudhë që përkon edhe me nisjen e legjislaturës së re.

Studimi vëren se 58 deputetë (kryesisht të PS-së) kanë votuar 100% në çdo nismë në parlament dhe kanë votuar 100% pro partisë së tyre politike.