RTSH 24 Live

Kosova

Pistoleta, thika, automatikë, boksa metalikë, nxënësit në shkollat e Ferizajt trondisin Kosovën

24/06/2022

Pistoleta, thika, automatikë, boksa metalikë, nxënësit në shkollat e Ferizajt trondisin Kosovën

Mund të duket e pabesueshme, por ajo çfarë policia ka zbuluar në disa shkolla në Ferizaj, ka tronditur gjithë Kosovën. Pistoleta, armë, thika, boksa metalikë, drogë, etj., janë vetëm një pjesë e një arsenali të tërë luftarak që policia kosovare ka sekuestruar nga disa shkolla në Ferizaj.

Tronditja është se armët dhe mjetet e tjera të dhunshme u janë sekuestruar nxënësve në afërsi të ambienteve të shkollave. Në pranga kanë rënë 40 persona, që dyshohet se kanë konsumuar lëndë narkotike në shkollat, si dhe 20 të tjerë, që dyshohet se janë furnitorë të tyre.

Njoftimi i policisë:

Policia rajonale e Ferizajt ka kryer operacionin “Siguria në Shkolla 2022”  në afërsi të shkollave.

Ajo ka sekuestruar nga nxënësit mjete të shumta të rrezikshme. Sipas policisë janë gjetur dhe konfiskuar:

Armë zjarri (pistoleta), pesë (5).

Armë të gjata gjysmë automatike dy ( 2) ,

Sasi e municionit,

Thika , 40 copa, kryesisht të nxënësve të shkollave të mesme,

Boksa metali, 10 copë, te nxënësit e shkollave të mesme,

Mulli për bluarje të mariuhanës 6 copë,

Shufra metali, 4 copë,

Elektro shok,  1 copë.

Policia shton se janë ndaluar dhe shoqëruar në polici , dyzetë (40) persona me dyshimin se kanë përdorur narkotikë dhe ndaj tyre janë inicuar raste në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Gjithashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në polici edhe njëzetë (20)  persona me dyshimin se kanë shitur narkotikë ( marihuanë) dhe ndaj tyre janë inicuar raste penale për Prokurorinë Themelore të Ferizajt. Policia shton se aksioni do të vazhdojë edhe në shtator me kthimin e nxënësve në shkolla vitin e ri shkollor.

/rtsh.al/

Automatik, pistoleta e thika/ Nxënësit në shkolla si përAutomatik, pistoleta e thika/ Nxënësit në shkolla si përAutomatik, pistoleta e thika/ Nxënësit në shkolla si përAutomatik, pistoleta e thika/ Nxënësit në shkolla si për