RTSH 24 Live

Aktualitet

Piramida e Tiranës, Rama publikon pamjet: Do shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në Ballkan

06/08/2022

Piramida e Tiranës, Rama publikon pamjet: Do shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në Ballkan

Piramida e Tiranës po merr formë hap pas hapi. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamjet nga puna që po bëhet për Piramidën e Tiranës, e cila siç thotë ai do shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në Ballkan.

MIRËMËNGJES dhe nga Piramida e Tiranës, e cila po merr formë hap pas hapi, për tu shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në Ballkan, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Siç ka bërë me dije më herët kryeministria rijetëzimi i Piramidës është një projekt transformimi arkitektonik i studios së famshme holandeze MVRDV, që do krijojë kushtet optimale për Qendrën më të madhe Digjitale në rajon.

Projekti i plotëson të gjitha ato kushte që çdo projekt duhet të plotësojë për t’i qëndruar kohës, për t’i shërbyer njerëzve e për t’i ndihmuar të gjithë që të mos harrojnë se nga vijnë. Kjo godinë e krijuar për të mistifikuar figurën e Enver Hoxhës dhe kohën e një diktature brutale, sot bëhet gati t’i shërbejë ekzaktësisht ekstremit të kundërt me të gjithë atë që përfaqësonte ai sistem dhe me të gjithë atë që donte Enver Hoxha, – duke i dhënë të rinjve lirinë e pakufishme të sfidimit të vetvetes dhe të kërkimit të të ardhmes në një botë që është e gjitha për t’u zbuluar, pavarësisht se edhe kështu siç është, duket se ka shkuar përtej çdo kufiri të imagjinatës, universin dixhital”, ka deklaruar Rama në nisje të punës për zbatimin e projetit për rijetëzimin e Piramidës një vit më parë.

/rtsh.al/