RTSH 24 Live

Kulturë

Piktori bullgar Vassil Stoyev, ekspozon 40 punimet artistike të tij në Tiranë

18/05/2023

Piktori bullgar Vassil Stoyev, ekspozon 40 punimet artistike të tij në Tiranë

Krijimtaria artistike e piktorit të njohur bullgar Vassil Stoyev, udhëton për herë të parë drejt qytetit të Tiranës. Ekspozita vetjake e artistit, e cila përmban 40 punime, është çelur në Muzeun Historik Kombëtar.

Piktura e Vassil Stoyev, ka një dimension të veçantë kromatik, e cila na shfaqet si ansambël koloristik, si një polifoni e thellë e trigonometrisë shpirtërore, ku ndihet disonanca e toneve të forta.

Në pikturat e tij ka shpesh një lidhje të drejtpërdrejtë midis figurave të njerëzve të izoluar dhe kontekstit që i rrethon ato, ku kompozimet e paraqitura rrethohen nga një vorbull që duket se shpreh gjendjen dhe tensionin e brendshëm të artistit.

Vepra e Stoyev na paraqitet abstrakte dhe për piktorin kjo është një gjetje për t’i  një tjetër formë rasteve dhe ngjarjeve që ende nuk janë shfaqur.

Sipas kritikës, Stoyev është vlerësuar si një fenomen interesant dhe origjinal në pikturën moderne bullgare. Profesor Stefan Stanev shkruan se, Vassil Stoyev është një nga artistët bullgarë më të talentuar dhe më të dalluar të brezit të tij. Veprat e tij janë të njohura nga galeritë prestigjioze evropiane, dhe jo vetëm.

Kjo ekspozitë çelet me rastin e datës 24 Maj-Ditës së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodij, dy Iluministëve Pansllavë, të arsimit e kulturës bullgare dhe të letërsisë sllave.

/rtsh/