RTSH 24 Live

Art

Pietro Marubi dhe fotografët e periudhës osmane

13/11/2021

Pietro Marubi dhe fotografët e periudhës osmane

Fotografi të panjohura më parë, të një prej mjeshtrave shqiptarë në periudhën osmane, Pitro Marubi, janë ekspozuar këtë fundjavë në Muzeun Kombëtar të Fotografisë në Shkodër. Drejtori i këtij muzeu, njëkohësisht kuratori i kësaj ekspozite Luçjano Bedeni tha se renditja e Pietro Marubbi-t përkrah disave prej emrave më të njohur të historisë së fotografisë botërore, dëshmon edhe njëherë rëndësinë e kësaj studioje fotografike, imazhet e së cilës ishin ndër të parat që ia prezantuan Shqipërinë botës.
Shtysë për këtë ekspozitë u bënë fotografitë e Pietro Marubbit zbuluar së fundmi në koleksionin fotografik të Sulltan Abdyl Hamitit II. Ekspozita “Pietro Marubbi dhe fotografët e Perandorisë Osmane” ka ardhur e shoqëruar me botimin “Photographers in the Ottoman Era From Istanbul to Shkodra”.
Pietro Marubbi autori i fotografisë së parë shqiptare, themeloi më 1856-ën Foto-Studio "Marubbi", që sot mban emrin Fototeka Kombëtare "Marubi".