Për shkak të kushteve të motit të vështirë, kapiteneria e Vlorës ka njoftuar se lundrimi detar do të mbetet i pezulluar edhe për datat 14 dhe 15 mars. Era e fortë ka bërë që autoritetet të ndërmarrin masat e nevojshme për sigurinë e lundruesve.
Pezullimi prek mjetet e vogla lundruese, si dhe anijet e peshkimit, të cilat nuk do të lejohen të dalin në det për dy ditët e ardhshme. Autoritetet theksojnë se masa është marrë për të siguruar që operacionet e peshkimit dhe transportit detar të jenë të sigurta.
Kapiteneria e Vlorës apelon për kujdes dhe respektimin e masave të sigurisë nga të gjithë ata që operojnë në det.
/rtsh.al/