RTSH 24 Live

Greqi

Petsas: Grumbullimet familjare gjatë Krishtlindjeve mund të festohen më shumë nga virusi sesa nga ne

21/12/2020

Petsas: Grumbullimet familjare gjatë Krishtlindjeve mund të festohen më shumë nga virusi sesa nga ne

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas u bëri thirrje qytetarëve në të gjithë vendin që të mos tregojnë vetëkënaqësi dhe të vazhdojnë t’i përmbahen masave të mbrojtjes gjatë pushimeve të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri.

“Grumbullimet në ambiente të mbyllura mund të festohen më shumë nga virusi sesa nga ne. Nuk ka vend për eksperimente. Ne duhet të jemi me të njëjtët njerëz, më së shumti me një familje tjetër, gjatë pushimeve”, vuri në dukje zëdhënësi i qeverisë në një konferencë për shtyp.

“Në shumë vende auropiane qeveritë janë të shqetësuara për pushimet dhe po marrin masa shtesë shtrënguese. Edhe më shqetësuese në një nivel evropian është lloji i ri i virusit i gjetur në pjesë të Britanisë së Madhe. Një bllokim i rreptë tashmë është vendosur në Londër dhe një takim i Mekanizmit Europian të Krizave tashmë është planifikuar në një nivel të BE për koordinimin europian”, theksoi ai.