RTSH 24 Live

Kuriozitete

Peshku aziatik i njohur si “dragua”, kush tenton ta vjedhë përfundon prapa hekurave

25/02/2021

Peshku aziatik i njohur si “dragua”, kush tenton ta vjedhë përfundon  prapa hekurave

Arowana aziatike ndryshe i njohur si peshku dragua – është peshku më i shtrenjtë në botë që zakonisht mbahet nëpër akuariume. Ky peshk konsiderohet shumë i vlefshëm për shkak të ngjyrave unike të kuqe dhe të artë – madje thuhet se në vitin 2009 një peshk i tillë ishte shitur për 300 mijë dollarë, transmeton Telegrafi. Shumica e njerëzve që e blejnë këtë peshk janë pjesë e klasës së mesme të shoqërisë kineze – që zakonisht i koleksionojnë dhe i mbajnë si simbole. Shumë persona që kanë vjedhur peshq të tillë kanë përfunduar prapa grilave, e ata që kanë tentuar t’i blejnë është dashur të paguajnë më shumë sesa për një veturë të re.