RTSH 24 Live

Televizion

Përse Edi Rama është politikani me bilancin personal më pozitiv në këto 31 vjet? Një analizë e veçantë e Artan Fugës

20/10/2021

Përse Edi Rama është politikani me bilancin personal më pozitiv në këto 31 vjet? Një analizë e veçantë e Artan Fugës

Edi Rama është politikani me bilancin më pozitiv personal nëëkto 31 vjet në Shqipëri. Në 23 vjet karrierë në politikë, ai pret të konsumojë 12 vjet kryeministër, ka qenë 11 vjet kryetar i bashkisë së Tiranës, 2 vjet ministër i Kulturës, 16 vjet kryetar i Partisë Socialiste dhe vetëm 1 vit e disamuaj kryetar në opozitë pa patur asnjë post shtetëror. Por si ka arritur Rama të kapërcejë në këtë bilanc Fatos Nanon, Sali Berishën, Ilir Metën, Pandeli Majkon Lulzim Bashën? Çfarë ka ai dhe çfarë ka bërë ai ndryshe dhe më shumë se këta politikanëqë kanë dominuar skenën politike në më shumë se 3 dekada? I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH24, akademiku Artan Fuga ka analizuar dhe ka dhënë arsyet e këtij bilanci ku më kryesorja ështëkrijimi i aleancave të jashtme për ti përdorur brenda Shqipërisë dhe jo e kundërta. Më poshtë analiza e kësaj çështje dhënëëpr gazetarin Qafoku. 

Në këto 31 vjet që nga rrëzimi i komunizmit politikani që ka bilancin më pozitiv personal rezulton Edi Rama. Në 23 vjet në politikë, ai pret të konsumojë 12 vjet kryeministër duke llogaritur mandatin e tretë, ka qenë 11 vjet kryetar i bashkisë së Tiranës me tre mandate të fituara, 2 vjet ministër i Kulturës dhe vetëm 1 vit e disa muaj kryetar në opozitë, madje në një moment që kuptohej që PD të largohej nga pushteti. Edi Rama ia kalon në bilanc edhe Berishës, Nanos, Metës, Majkos dhe në renditjen e kohëzgjatjes së kryeministrave të Shqipërisë me 12 vjet, ai vjen i dyti pas Mehmet Shehut, duke lënë pas Enver Hoxhën dhe Adil Çarçanin. Përse Edi Rama ka patur sukses personal në politikë? Çfarë ka bërë ai që politikanët e tjerë nuk e kanë bërë dhe nuk e kanë patur?

Në një farë mënyre, arsye është rastësia. Ka një rastësi në kuptimin që e mori Fatos Nano. Dikush duhet të ndihmojë. Dikush duhet ta japë dorën. Ky është një element. Nuk përjashtoj qëEdi Rama e njeh psikologjinë e njeriut dhe pushtetin. Mirë a keq, unë jam kritik ndaj shumë reformave që janë ndërmarrë. Por ama ai i ndërmerr. I ndërmerr dhe gjen mbështetës. Pastaj Tirana të jep shumë fuqi, të jep pushtet, të jep ndikim.

E keni fjalën që të qenit 11 vjet kryetar i bashkisë së Tiranësi kanë shtruar rrugën për në politikën e lartë?
Bashkia e Tiranës është një mpleksje interesash,partneriteti, fuqish ekonomike, lidhje shoqërore.

Vetëm kaq?Mjaftojnë këto?
Jo. Janë disa elementë. Ndër të tjera, unë e konsideroj të rëndësishme, zoti Rama ka ditur të shqyrtojë, të interpretojë dhe të veprojë në kushtet e një ndryshimi të marrëdhënieve gjeopolitike në botën e sotme. Dhe për mua fuqia e zotit Rama nuk është fuqi e brendshme, që pastaj bën aleanca të jashtnme. Zoti Rama për mua e ka përmbysur këtë aks. Në kendvështrimin tim. Ka synaur të krijojë aleanca të jashtme dhe këto aleanca të jashtme shumë të fuqishme t’i përdorë për brenda vendit. Gjë që zoti basha nuk ka ditur ta bëjë. Basha ka mbetur në akse tradicionalë. Çfarë kuptoi zoti Rama? Zoti Rama kuptoi që në një moment të caktuar integrimi europian i Shqipërisë është vonuar, duket i largët, kryesisht për shkakun e prapambetjes në progresin e Shqipërisë, që ai nuk e përmend. Por kjo prapambetje pa dyshim që është një shkak kryesor. Por ka edhe dy shkaqe të tjera: 1. Situata në Ballkan dhe 2. Bllokimi i zgjerimit të BE-së për shkaqet e Europës. Zoti Rama çfarë ka bërë? i ka artikuluar këto të dyja. 

Dhe i ka artikuluar hapur, qartë dhe pa i fshehur dhe ua ka thënë në sy.
Me cinizëm. Dhe ua ka thënë në sy dhe duke bërë këtë gjë, mirë a keq (Unë kam qenë kundër miniShengenit ballkanik sepse ishte një koncept absurd) ai lëvizi dhe shkoi për arsyet e veta drejt Ballkanit të hapur. A pro shqiptar a kundër, i mirë a i keq, unë nuk po hyj fare këtu. Problemi është semë këtë lëvizje i thotë Europës që shiko seka dinamika të reja, Unë këtu shikoj se vjen momenti i tretë. Zoti Rama e zhgvendosi aksine gjeopolitikës shqiptare drejt Ballkanit të hapur dhe drejt një aleance të fuqishme me Turqinë. Me Turqinë çka e ndihmoi edhe në fushatë elektorale, e ndihmon edhe në reputacion, e ndihmon edhe në mbështetje në investime dhe me radhë. Unë shikoj që Rama shkon ballë për ballë me partenrin e huaj. Sikurse ndodhi me Greqinë. Mëthuaj ke pozicion të zotit Bashapër çështjene detit?

Fare.
Dhe këtu vimë te gjëja e fundit, te qershia mbi tortë. Zoti Rama e ka ndarë mendjen. Atë që thotë politika amerikane, ajo është fjala ime. Pikë. Duhet reforma në drejtësi? Atë bëj unë. Dhe e ka deklaruar. Prakuqendron forca e Ramës për mua? Forca qendron se ai ka kuptuar dy gjëra: 1. Nëse ke një pozitë të fortë në mërrëdhënie me aleatët ndërkombëtarë ti i sundon shqiptarët. Këtë ka bërë Ahmet Zogu. Këtë ka bërë Enver Hoxha. Këtë ka dashur ta bëjë Ismail Qemali. Dhe Rama shkon këtu. Ndërkohë që shikoj një Parti Demokratike që qendron ose e tërhequr, ose e trembur ose nuk artikulon. Shqiptari e di këtë gjë. 

Si ka mundësi profesor që u bë poltlikani me këtë bilanc që nuk e ka askush, ai djali i gjatë që ngjante mëshumë si lojtar bejzbolli se sa ministër i Kulturës, me çorape tëkuqe që u bë një politikan me këtë bilanc qënuk e ka askush?
Vullnetin për pushtet e ka patur gjithmonë ai. 
Edhe përpara se të bëhej ministëri Kulturës?Ai kur u emërua largoi nga puna bodyguard-in sepse tha se kur të jetë një më i gjatë se ai, do fillonte punë.
E ka kaptur. Si u bë unë nuk e di.

Është një transformim?
Po. Por mos harro se ai ka komunikuar me të fortët e kësaj bote.